Tifozët në Premier Ligë pritet të rikthehen më 1 tetor

29 korrik 2020 | 22:29

1 tetori mund të jetë dita e madhe e rikthimit të tifozëve në stadiume.

Lajmi që qarkullon prej javësh në mediat angleze është konfirmuar nga sekretari i Sportit, Nigel Huddelstone, i cili u shpreh së fundi se vetëm në fillimin e muajit tetor mund të nisë mbushja e pjesshme e stadiumeve me tifozë në Premierë Ligë.

“1 tetori është synimi ynë kryesor. Nëse shikoni disa nga njoftimet tona, disa janë shtyrë në kohë, disa i kemi kthyer pas, por kjo është përfundimtare. Do të isha i habitur nëse kjo datë do të ndryshohej”, ka deklaruar Huddelstone.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milazim KRASNIQI Në fazën finale të dialogut ndërmjet Kosovës e…