Rashica: Ëndrra jonë është kualifikimi në Evropian

29 korrik 2020 | 23:12

Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, ekskluzivisht në emisionin “Ndërrimi i natës” në Klan Kosova ka folur për ëndrrën që e kanë lojtarët e Kosovës. Rashica ka thënë se kualifikimi mbetet i vështirë, por beson se kjo do të bëhet realitet.

“Kjo është jashtëzakonisht e madhe për tifozët, për shtetin. Është ëndërr edhe për lojtarët që të kualifikohemi në një kompeticion të madh. Vullneti dhe dëshira është shumë e madhe. Atmosfera është shumë e mirë dhe kjo është ajo që na jep vullnet dhe motiv”, ka thënë Rashica.

Ylli i Werder Bremenitit theksoi se kundërshtarët nuk duhet të nënvlerësohen asnjëherë. “Presion ka kapak, por edhe kundërshtari nuk duhet të nënvlerësuar se kanë bërë ndeshje shumë të mirë. Kjo është ëndrra jonë, por është e çdo tifozi të Kosovës që të marrë pjesë në Kampionatin Evropian”, ka shtuar Rashica.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka miratuar masa të reja për ta…