“Çarten” gazetat serbe (Foto)

27 mars 2018 | 11:09

Mediet e shkruar në Beograd sot titull kryesor në faqet e para të tyre kanë arrestimin e Marko Gjuriqit nga Policia e Kosovës në veri të vendit, i cili nga atje është sjellë në pranga në Stacionin Policor në Prishtinë dhe më pas është dëbuar për në Serbi.

Mediet serbe e kanë përshkruar situatën si shumë të rëndë dhe me tensione në veri, madje ato kanë akuzuar edhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi se po përgatitet për luftë.

Me rastin e Gjuriqit janë marrë të gjitha gazetat që botohen në Serbi.

Gazeta ditore “Politika” titull kryesor me fotografi të Gjuriqit ka: “Ndërhyn ROSU në veriun e Kosovës”, ndërsa gazeta tjetër “Novosti” në ballinën e saj shkruan: “Shqiptarët godasin në veri të Kosovës”.

Kurse gazeta “Informer” ka këtë titull: “Arrestohet Gjuriqi, pritet luftë në Kosovë”.

Gazeta “Blic” në ballinën e saj komplet ka paraqitur fotografinë e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës me titull: “Specialët ROSU kanë arrestuar Gjuriqin, tensionohet veriu”.

Gjithashtu edhe gazeta tjetër serbe “Telegrafi” në ballinën e saj ka këtë titull: “Specialët shqiptarë arrestojnë Gjuriqin”, ndërsa gazeta “Alo” ka vendosur këtë titull: “Thaçi na ka shpall luftë”.

Vlen të theksohet se në të gjitha ballinat e shtypit serb është publikuar fotografia e policisë speciale duke e sjell Gjuriqin të poshtëruar në Prishtinë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sot (e martë) e zhvillon…