Projektligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës, pa datë të themelimit të UÇK-së

30 korrik 2020 | 13:26

Tri ditë më parë, me ftesën e Grupit Parlamentar të PDK-së, është mbajtur një tryezë me përfaqësuesit e Grupeve Parlamentare nga LDK, Vetëvendosje, AAK dhe 6+ mbi Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.

Në këtë tryezë kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e organizatave të luftës së UÇK-së.

Pas diskutimeve të shumta, është arritur konsensus i plotë për ta mbështetur miratimin e projektligjit.
Projektligjit në fjalë, të cilin e ka siguruar “Epoka e re”, krahas tjerash, i mungon edhe data e themelimit të UÇK-së.

Prandaj nuk përmban një ditë të caktuar të përkujtimit të themelimit, siç e ka Ditën e Përkujtimit të Luftës për Çlirim, 5 Mars, dhe Ditën e Përkujtimit të të Rënëve për Liri, 7 Mars.

“Është mënyrë e gabuar për të treguar respekt për UÇK-në”, ka deklaruar një ditë më parë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, rreth Ligjit të propozuar për Vlerat e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City ka paraqitur ofertë me vlerë prej 41 milionë…