Serbët vendosin barrikadë në Rudar, bllokojnë rrugën për në Leposaviq (Video)

27 mars 2018 | 11:16

Pas arrestimit të djeshëm të Marko Gjuriq, banorët serbë në veri të vendit kanë bllokuar rrugën në drejtim të komunës së Leposaviqit.

Ata kanë vënë barrikada në fshatin Rudar të Zveçanit, ku kanë vendosur një kamion dhe një ekskavator, çka pamundëson qarkullimin në këtë pjesë, njofton “Klan Kosova”.

Kështu rruga nga Mitrovica për në Zveçan dhe në Leposaviq tash për tash është e bllokuar.

Kurse qyteti i Mitrovicës sot është i qetë dhe jeta at po zhvillohet normalisht, ani pse ka prani më të madhe të policisë sesa në ditët e zakonshme.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediet e shkruar në Beograd sot titull kryesor në faqet…