![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/06/posta.jpg)
Bordi i Postës emëroi dy zyrtarë të lartë
30 korrik 2020
| 15:59
Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës, sot ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën ka emëruar dy zyrtarë të lartë.
Në pozitën, u.d. zv. kryeshef ekzekutiv, Bordi emëroi Fakete Kadiu, ndërsa shkarkoi nga detyra këshilltarin e përgjithshëm- sekretarin e Postës së Kosovës, Argjent Sefaj, në këtë pozitë si ushtrues detyre, emëroi Faton Ejupi.
Në këtë mbledhje gjithashtu dorëheqje kanë paraqitur: Enver Govori nga pozita e u.d. zyrtar Kryesor Financiar dhe i Thesarit dhe Salih Morina nga pozita e u.d. Kryeshef Ekzekutiv
“Bordi do t’i shqyrtoi këto dy dorëheqje në një takim të radhës”, thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës.
A.M/ Epoka e re