Vdekjet e dy ditëve të fundit, Osmani: Le të shërbejë si alarm për të gjithë e në veçanti për institucionet

31 korrik 2020 | 16:00

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vdekjeve të dy ditëve të fundit, ku humbën jetën 31 persona nga koronavirusi.

Përmes një shkrimi në profilin e saj zyrtar në “Facebook”, Osmani, ka shkruar se kjo situatë duhet të shërbejë si alarm për të gjithë që për rrezikun e këtij virusi e në veçanti për institucionet që e kanë për obligim të mbrojnë jetën e qytetarëve.

Osmani ka ngushëlluar të gjitha familjet e viktimave.

Postimi i plotë i Osmanit:

31 familje po i varrosin më të dashurit e tyre, që humbën jetën dje (16) e sot (15) nga virusi Covid19.

Ditët e festave janë ditë kur zotërojnë gëzimi e hareja, por sot, disa familje po i jepin lamtumirën e fundit atyre që i deshën më së shumti. Lutem që Zoti t’ua lehtësojë dhimbjen në këto kohë të rënda e për humbjen e madhe jo vetëm për familjet por për gjithë shoqërinë tonë.

Prandaj nëse u shkon mendja që për këtë Bajram t’i injoroni këshillat e mjekëve për festë nga distanca, ju lus mendoni për 227 familjet që sot kanë dhimbje për fëmijët, vëllezërit, motrat apo prindërit e tyre, të cilët i humbën për shkak të pandemisë.

Dhimbja e tyre le të shërbejë si alarm për të gjithë për rrezikun e këtij virusi e në veçanti për institucionet që e kanë për obligim të mbrojnë jetën e qytetarëve.

Ngushëllime edhe njeherë të gjitha familjeve që humbën më të dashurit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka qëndruar sot për vizitë…