Lebron Xhejms bën ligjin në derbin e Los Anxhelosit

31 korrik 2020 | 17:52

Kampionati i basktebollit në NBA, pas 5 muajve u rikthye me dy sfida në Diznilend të Floridas.

Në derbin e Los Anxhelosit, skuadra e Lejkersit mundi Klipersin me 103-101. Entoni Dejvis ishte më i mirë në terren me 34 pikë, 8 kërcime dhe 4 asiste.

Mirëpo ishte Lebron Xhejms, ai që vendosi përballjen , duke shënuar pikët vendimtare, në 12 sekonda para përmbylljes së takimit.

Te mysafirët u dallua Poll Xhorxh, i cili regjistroi 30 pikë. Në përballjen e dytë, Juta Xhaz mundi skuadrën e Nju Orlinsit me rezultat 106-104.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për të tretin vit radhazi, dieta mesdhetare – e pasur…