![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/06/Klinika-Infektive-1.jpg)
227 të vdekur që nga fillimi i pandemisë në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dje ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 15 vdekje nga COVID-19.
Me këto raste, numri i të infektuarve që e kanë humbur betejën me koronavirusin ka arritur në 227, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Deri tash për këtë sëmundje janë testuar mbi 36 mijë persona, 8 mijë e 830 prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë.
“Numri total i rasteve pozitive është 8.330 raste nga 36.509 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 227 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.
IKShP-ja ka njoftuar edhe për shërimin e 115 pacientëve.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 115 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.578 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.525”, ka njoftuar IKSHP-ja.