Evropa i përgjigjet situatës së re, shtrëngon masat kundër Koronës

01 gusht 2020 | 21:48

 

Pa maska dhe pa ruajtur distancën, mijëra njerëz të të gjitha moshave u mblodhën në zemër të Berlinit të shtunën kundër masave të fundit kundër Covidit të implementuara nga qeveria gjermane. Sipas të dhënave zyrtare, në vetëm 24 orë u regjistruan 955 raste të reja, duke e çuar totalin e të infektuarve në 209 653, kurse numri i viktimave ka shkuar 9 148.

Masat janë forcuar edhe në Holandë, Francë dhe Angli. Përdorimi i maskës është bërë i detyrueshëm në vende publike që prej të mërkurës në Amsterdam dhe Roterdam.

Franca ka shënuar rritje të ndjeshme të rasteve të reja me Covid-19 dhe, duke nisur nga një gushti, çdo udhëtar që vjen nga vendet jashtë Bashkimit Evropian do t’i nënshtrohet testit Covid.

Sakaq maska është bërë e detyrueshme nga veriu në jug.

Kryeministri britanik Boris Johnson tha se do ta shtyjë fazën tjetër të lehtësimit të masave për të paktën dy javë për shkak të rritjes së shkallës së infeksionit. Sipas tij, në fund të qershorit mesatarja ditore e të prekurve ishte 2 000 të infektuar, ndërsa aktualisht është 4 900.

Shifrat konsiderohen si risk i lartë ndaj dhe kazinotë, ndeshjet e futbollit, patinazhi, koncertet e mbyllura dhe dasmat nuk do të lejohen deri më 15 gusht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka ngushëlluar pak çaste më…