Llapi transferon Peposhin

02 gusht 2020 | 14:03

Skuadra e Llapit ka arritur marrëveshje për transferimin e futbollistit Ardit Peposhi. Ky i fundit luan në pozitën e mbrojtësit të majtë dhe është paraqitur në 31 ndeshje me Bylisin në edicionin 2019/20 dhe ka realizuar 2 gola e 4 asistime.

“Është paraqitur me sukses në 190 ndeshje për klubet si: KF Tirana me të cilën ka fituar Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë, pastaj KF Teuta, KF Korabi, KF Kukësi dhe së fundmi për FK Bylis”, thuhet në njoftimin e Llapit.

Peposhi ka firmosur kontratë me Llapin, kurse prezantimi do të bëhet kur kjo skuadër e fillon fazën përgatitore.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valon Berisha është njëri prej futbollistëve më cilësor që aktivizohet…