Të martën në ora 14:00 takohen Zaevi e Thaçi

02 gusht 2020 | 18:02

Kreu i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev të martën në Klubin e deputetëve në Shkup, do të takohet me kreun e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, informon gazeta “KOHA”.

Lajmin për “KOHA” e kanë konfirmuar nga dyja partitë, ndërsa takimi do të filloi në ora 14:00. Siç bëhet e ditur krerët partiak do të jenë të shoqëruar edhe nga delegacione partiake.

Ndryshe, ky takim është në suaza të përpjekjeve të kreut të LSDM-së, Zoran Zaev për të siguruar shumicë të re parlamentare për të formuar Qeverinë e ardhshme. Pas këtij takimi brenda javës pritet që Zaev të takojë edhe kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, të dielën, ka vizituar edhe…