Vdes edhe një person nga Covidi në Kosovë

02 gusht 2020 | 18:20

Ka vdekur edhe një person nga koronavirusi në Gjilan, duke u bërë kështu viktima e 17-të në këtë komunë.

Lajmin e ka bërë me dije kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, duke thënë se viktima ishte nga Zhegra.

“#Dita143. Me keqardhje ju njoftoj se edhe një bashkëqytetar i yni nga Zhegra e ka humbur betejën më #COVID19. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes. Gjendja e përgjithshme e përballjes me pandeminë është kjo: 512 të infektuar, 334 të shëruar, 161 raste aktive, 41 pacientë të hospitalizuar dhe 40 mostra në pritje. Vdekja e 17 bashkëqytetarëve tanë duhet te jetë alarm për të gjithë. Prandaj, ju lutem shumë, respektoni masat mbrojtëse sepse virusi nuk pyet çka e kush je. Të rrëzon përtoke e të merr me vete nëse nuk ruhesh!”, ka shkruar Haziri në llogarinë e vet në “Facebook”. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koordinatori i Shtetëror për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, ka…