Kosova U19 e mposhti Sllovakinë U19

27 mars 2018 | 19:52

Përfaqësuesja e Kosovës U19 në futboll e ka fituar ndeshjen ndaj Sllovakisë U19, me rezultat 2-1. Kjo ndeshje i takon kualifikimeve për “Euro 2019”.

Golat për skuadrën përfaqësuese të Kosovës i shënuan Kryeziu në pjesës së parë dhe Salihu në pjesën e dytë, kurse golin e vetëm për sllovakët e shënoi në fund të ndeshjes Brenkus. Kosova e mbyll këtë fazë kualifikuese, pasi në dy ndeshjet e para kishin pësuar humbje nga Portugalia (5-0) dhe Irlanda (3-0).

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ardhur goli i parë në ndeshjen miqësore në mes…