Limaj: Situatë enigmatike ajo që ndodhi në veri

27 mars 2018 | 21:45

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka theksuar se është e çuditshme rrjedha e zhvillimeve të ditëve të fundit.

Ai në emisionin “Debat D Plus” në “RTV Dukagjini”, ka thënë se të premten ka pasur një takim në mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb, Aleksandar Vuçiq, derisa të hënën ndodhi një ngjarje e tillë.

“Cila është arsyeja e dialogut nëse nuk është preventivi i këtyre situatave të tensionuara. Janë zhvilluar takime në mes krerëve të shtetit edhe pa ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, me vullnet të lirë. Madje, kemi disa takime në mes dy presidentëve, dhe në fund ndodhë kjo ngjarje”, ka shtuar Limaj.

Sipas tij, krejt kjo që ka ndodhur të hënën me arrestimin e shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq është enigmatike dhe e çuditshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme…