Këtë vit ndryshon testi i maturës

28 mars 2018 | 08:02

Ministri i Arsimit, i Shkencës dhe i Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka bërë me dije se testi i maturës këtë vit do të mbahet në katër regjione të Kosovës dhe në katër ditë të ndryshme.

Ministri Bytyqi me këtë rast ka theksuar se me punën e Komisionit Shtetëror të Maturës kanë ardhur te një formulë e re e organizimit të testit të maturës, duke marrë parasysh informacionet dhe shqetësimet nga testet e kaluara, shkruan “Epoka e re”.

“Ideja jonë ka qenë të gjejmë një formë të organizimit sa më të mirë, që rrjedha e testit të maturës të jetë në suaza sa më të mira dhe rezultatet të jenë reale”, ka thënë ai.

Testi i maturës do të ketë 200 pyetje në të dyja pjesët dhe pragu i kalueshmërisë do të jetë 40 për qind.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eksperti i çështjeve të sigurisë, Ramadan Qehaja, ka mirëpritur intervenimin…