Presidenti Meta: Arbërishtja njihet si gjuhë zyrtare e pakicës në Abruco, Itali

13 gusht 2020 | 12:29

Presidenti Ilir Meta ka njoftuar sot miratimin e një vendimit të veçantë për arbëreshët në Itali. Në një mesazh në facebook, Presidenti shprehet se Këshilli Rajonal i Abrucos votoi sot njohjen e arbërishtes si gjuhë zyrtare të pakicave në këtë rajon të Italisë.

“Me kënaqësi të madhe mora vesh lajmin se Këshilli Rajonal i Abrucos votoi sot njohjen e arbërishtes si gjuhë zyrtare të pakicave në këtë rajon të Italisë. Mirënjohje Kryetarit të Bashkisë Arbëreshe të Villa Badessa, z.Simone Ballozo që inkurajoi dhe mbështeti konkretizimin e këtij vendimi tepër të rëndësishëm, që i forcon edhe më shumë marrëdhëniet e shkëlqyera të Shqipërisë me Italinë. Është me rëndësi që trashëgimia e jashtëzakonshme kulturore arbëreshe, kjo pasuri e përbashkët e dy vendeve dhe popujve tanë, të mbrohet dhe promovohet”,- deklaron Presidenti Meta.

Kreu i shtetit shkruan se “Gjuha arbëreshe që flitet prej shekujsh duhet të vazhdojë të jetojë, ndaj ne mirëpresimin njohjen e saj si gjuhë zyrtare të pakicave edhe në rajonet e tjera të Italisë ku jetojnë arbëreshët”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje…