Vdekja e policit nga Klina, Elezaj ngushëllon familjen Prenaj

13 gusht 2020 | 17:19

Kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka thënë se me pikëllim të madh e ka marrë lajmin për vdekjen e ish-zyrtarit policor në Stacionin e Policisë në Klinë, Gegë Prenaj nga fshati Gjurgjevik i Madh, i cili, sipas rezultateve të testit, ishte e diagnostikuar me virusin “Korona”.

“Gega, si zyrtar i policisë së Kosovës ka punuar që nga viti 2001 duke i shërbyer qytetarëve me përkushtim e përgjegjësi të lartë etike e profesionale. Në emrin tim dhe të Komunës së Klinës shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Prenaj, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Gegën”, ka shkruar Elezaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

https://www.facebook.com/Zenunelezaj1963/photos/a.230265107462404/902552746900300/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e AAK-së sot kanë kërkuar kompensimin e të plagosurve…