Kosovës i duhet Amerika sot më shumë se kurrë

14 gusht 2020 | 08:14

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosovës i duhet roli udhëheqës i Amerikës për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë, njohjen reciproke në kufijtë ekzistues.

Haradinaj në një postim në rrjetin social “Facebook” ka përshëndetur lidershipin amerikan në ndërmjetësimin për Deklaratën e Përbashkët mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Përshëndes lidershipin amerikan në ndërmjetësimin për Deklaratën e Përbashkët mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Kosovës i duhet roli udhëheqës i Amerikës për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë, njohjen reciproke në kufijtë ekzistues”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë…