Vuçiqi: Serbia nuk është në pozicionin të refuzojë bisedimet, shqiptarët po provokojnë

14 gusht 2020 | 10:27

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e 2 shtatorit në Uashington, të cilin sot e ka bërë me dije emisari special i Shtëpisë së Bardhë, Richard Grenell.

“Serbia nuk është në pozicion që të refuzojë këtë takim, apo ndonjë tjetër”.

“Në negociata marrin pjesë, tema do të jetë ekonomia, kjo është e rëndësishme për ne dhe është temë e mirë”, ka thënë Vuçiqi, raporton “B92”.

Nga këndvështrimi i amerikanëve, dy shtete të pavarura po marrin pjesë në negociata, ka thënë Vuçiqi, dhe kjo është sipas tij, “se si Brukseli na shikon neve”.

Presidenti serb është shprehur dyshues nëse udhëheqësit e shtetit të Kosovës do të jenë në Uashington vetëm për çështjet ekonomike.

Sipas tij, Prishtina është e interesuar që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës dhe jo të bashkëpunimi ekonomik.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka mirëpritur caktimin e datës…