Zemaj: Situata me pandeminë është e menaxhueshme

14 gusht 2020 | 11:48

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë me dije se situata me pandeminë është e menaxhushme.

Gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ai ka treguar për hapat që ka marr si ministër në përballjen me Covid-19.

“Kemi bërë hapa progresiv. Këtë javë kemi hartuar edhe protokollin e ri klinik i cili është i rëndësishme në menaxhimin e Covid dhe besojmë që ky udhërrëfyes klinik që synon t’i trajtoj personat dyshimtë. Pjesa tjerë angazhimi jonë për ngritje të kapaciteteve qofshin në aspektin human dhe infrastrukturorë, sot kemi një nivel ndryshe të trajnimit të pacientëve dhe të gjithë personalëve në gjithë Kosovës. Me lirimin e masave është parë e domosdoshme rritja e kapaciteteve spitalore kemi autorizuat edhe spitalet rajonale të ofrojnë këtë shërbim dhe në numër te konsiderueshme dhe shqetësues është vdekshmëria në te gjitha nivelet”, ka thënë ai.

Para deputetëve, ai ka treguar se synohet që brenda ditës të bëhen deri në 3 000 teste falas.

“Nëse brenda institucioneve tona shëndetësore, saktësisht gjashtë qendrave tona rajonale, si dhe në Institutin e Shëndetësisë Publike, ashtu edhe në Klinikën Infektive, ofrojmë laborator ku kryhen testime, atëherë do të arrijmë maksimumin e kryerjes së testimeve, duke mbuluar kështu nevojat e qytetarëve. Sipas planifikimeve që kemi synojmë 3 mijë teste në ditë të kryhen falas”, ka deklaruar ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian i konsideron Shtetet e Bashkuara të Amerikës si…