8 të vdekur në 24 orët e fundit nga Covid-19 në Kosovë

14 gusht 2020 | 14:33

Në 24 orët e fundit 8 pacientë e kanë humbur jetë nga Covid-19, kurse numri i përgjithshëm i personave të vdekur në Kosovë është 381.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar sot se numri total i rasteve pozitive me virusin Korona është 11.130 raste nga 43.093 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Ndërsa në 24 orëve e fundit, janë shëruar 201 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.817 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.932.

(V.Z / Epoka e re) 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shaip ( Selim ) Bullaku , shpall të pavlefshëm certifikatën…