De Bruyne shpallet lojtari i vitit në Premier Ligë

16 gusht 2020 | 13:20

Ylli i Manchester City, Kevin De Bruyne, sot është shpallur lojtari më i mirë i sezonit 2019/20 në Premierligë.

Mesfushori belg ka mposhtur treshen e Liverpool, Sadio Mane, Jordan Henderson e Trent Alexander-Arnold për këtë çmim.

De Bruyne me skuadrën e tij arriti të mbyllte sezonin në pozitën e dytë në Premierligë. Kevin De Bruyne ka krijuar më së shumti raste në Premier Ligë (136). Ai gjithashtu ka më së shumti asistime (20) dhe është përfshirë në më së shumti gola (33).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar që të pezullohen…