Vetëm 4 futbollistë shpëtojnë pa u nxjerr në shitje nga Barça

16 gusht 2020 | 13:41

Turpërimi që i bëri Bayern Munchen nuk është përtypur ende te Barcelona. Drejtuesit janë ende të nxehur dhe “Sport” raporton se vetëm katër lojtarë nuk janë në shitje. Marc Andre ter Stegen nuk lëviz dhe me të po bisedohet për rinovim, sikurse edhe Lionel Messi.

Në listën e lojtarëve që nuk shiten janë edhe mbrojtësi Clement Lenglet dhe mesfushori Frenkie De Jong. Për pjesën tjetër të futbollistë drejtuesit e Barcelonës janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat, madje edhe për emra si Busquets dhe Pique.

Pastaj, për emra si Neto, Umtiti, Junior, Rakitiq. Rafinha, Vidal, Coutinho dhe Braithwaite nuk ka dyshime mbi të ardhmen e tyre, pasi janë të gjithë në shitje.

E ardhmja e Semedo, Griezmann dhe Dembele varet nga ofertat që Barcelona do të marrë, pasi për të është shpenzuar shumë dhe nuk mund të shiten lirë. Edhe Sergi Roberto është me valixhe gati, pavarësisht se ka kontrata afatgjatë me katalanasit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria amerikane dëshironte nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi për Huawei…