![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/08/RITA.png)
Rita Ora rrezikon të zbulojë gjoksin
16 gusht 2020
| 14:32
Rita Ora vazhdon të shijojë pushimet e saj verore. Së fundmi, këngëtarja shqiptare ka publikuar disa foto nga ishulli i Korfuzit në Greqi ku ndodhet bashkë të dashurin dhe miqtë e saj.
29-vjeçarja shihet e veshur me bikini të bardha që i rrinin në mënyrë perfekte dhe i nxirrnin në pah trupin e saj të jashtëzakonshëm.
Mirëpo, teksa mbante duart lart Rita rrezikoi të zbulonte më shumë se ç’duhet. Rita di si të marrë vëmendjen e mediave, por edhe pëlqimet e shumta të ndjekësve në rrjetet sociale.
Më herët, paparacët kapën shumë fotografi të saj gjatë pushimeve në Ibiza me shoqërinë dhe të dashurin e ri, Romain Gavras.