![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/08/TRAMP.jpeg)
Ndërron jetë vëllai i Donald Trump
Vëllai i Donald Trumpit Robert Trump, ka vdekur të shtunën në mbrëmje në moshën 71vjeçare. I ndjeri ishte i shtrirë në një spital të Nju Jorkut. Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur presidenti amerikan përmes një deklarate.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë e vizitoi vëllain e sëmurë në spital të premten pasi zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se Robert Trump është i sëmurë rëndë. Zyrtarët ende nuk e kanë publikuar shkakun e vdekjes.
Me zemër të rënduar e ndaj lajmin se vëllai im i mrekullueshëm Robert vdiq paqësisht sonte. Ai nuk ishte vetëm vëllai im ai ishte shoku im më i mirë. Ai do të na mungojë shumë, por ne do të takohemi përsëri. Kujtimi për të do të vazhdojë të jetojë në zemrën time përgjithmonë. Robert, të dua.
Pusho në paqe”, thuhet në deklaratën e presidentit Trump. Robert Trump raportohet se ka qëndruar në repartin e kujdesit intensiv për disa ditë gjatë muajit qershor për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore. Në të njëjtin muaj, ai dorëzoi një padi në përpjekje për bllokimin e botimit të librit të mbesës Mary, ku tregohen shumë gjëra rreth familjes Trump.