Qytetarët i duan paratë e Trustit: Kuvendi të miratojë sa më parë ligjin

16 gusht 2020 | 16:35

Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratojë Ligjin për rimëkëmbje ekonomike, me ç’rast do të mundësohej tërheqja deri në 10 për qind e kursimeve në Trustin Pensional.

E kjo ka mllefosur qytetarët të cilët kanë thënë se mezi po presin që t’u mundësohet tërheqja e mjeteve në këtë krizë të shkaktuar nga pandemia Covid-19.

Në një anketim të realizuar nga “Kosovapress” shumica e qytetarëve shprehen pro tërheqjes së mjeteve nga Trusti.

Haki Krasniqi njëri nga qytetarët ka thënë se popullit duhet t’i dilet në ndihmë sadopak nga dikush, pasi që vlerëson se gjendja ekonomike është e rënduar.

“Mendoj që është mirë se populli është aq në krizë që mezi po presin sado pak një ndihmë prej kujt do qoftë se ato pare janë të tyre, me përkrah e përkrahi. Ka pas nevojë moti që të miratohet ligji dhe populli t’i marrë ato para. Vetëm unë sa njoh njerëz që janë duke i pritë me padurim”, ka thënë ai.

Edhe qytetari Ismet Pacolli ka thënë se tërheqja e një pjese të mjeteve të Trustit është ide e mirë, pasi sipas tij do të zbuste sadopak gjendjen ekonomike.

Kurse Xhevdet Kumnova ka thënë se gjendja e krijuar është emergjente dhe në raste të tilla qytetarët kanë shumë nevojë për të holla të cilat do të ndihmonin sado pak në përmirësimin e gjendjes ekonomike.

Në anën tjetër, qytetari Sabri Hasani i ardhur nga Zvicra, ka thënë se në Kosovë nga Trusti mund të përfitojnë vetëm kompanitë e mëdha.

Të premten Kuvendi ka dështuar ta miratoi Ligjin për rimëkëmbje ekonomike, ndërsa ministrja Hykmete Bajrami tha se do të provojë përsëri të marrë votat e deputetëve për këtë ligj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sylvester Stallone ka vendosur të shesë SUV-në e tij të…