Selimi: Haradinaj duhet të jetë i lumtur që kam shpëtuar në luftë jo të mllefoset

28 mars 2018 | 21:05

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi  është përgjigjur për herë të parë rreth akuzave që kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka bërë atij në Kuvend, duke i thënë se është rrenc, e se ka shpëtuar nga lufta pas një there.

Selimi ka thënë se shpërthimi i Haradinajt ishte i ulët, dhe se nuk e ka kuptuar pse ai i ka reaguar në atë mënyrë.“Ishte shpërthim i ulët që nuk e prisja e as nuk e pres në të ardhmen, unë kam qenë në Kosovë, gjatë tërë luftës, s’kam ardh nga Zvicra, këtu isha gjithmonë, kur erdhi Ramushi këtu më gjeti” , ka thënë Selimi në një intervistë në “TV Dukagjini”.

Selimi ka thënë se në ditëve në vijim do të kuptohet se kush është rrenc e kush jo.

“Do ta kuptojmë ditët e ardhshme kush është rrenc”, ka thënë ai.

Deputeti i VV-së ka mohuar se ka qenë ndonjëherë në 15 katshin në Shqipëri, për çka u akuzua nga Haradianaj. Selimi ka thënë se Haradinaj e ka ngatërruar atë, me Azem Sylen ose këdo tjetër.

“Skam pushu asnjëherë në ndërtesën 15 katshe, mka ngatërru me Azem Sylen”, ka thënë ai.

Selimi gjithashtu ka thënë se Haradinaj do duhej të ishte i lumtur që Selimi ka shpëtuar nga lufta e jo të mllefosej me të.

“Nuk o faji im nëse vëllezërit e mi nuk janë vra në luftë, e as që kam shpëtuar unë në luftë, Haradinaj do duhej të ishte i lumtur që unë kam shpëtuar e jo të ishte i mllefosur. Se di pse ky mllef ai do duhej të ishte i gëzuar që unë kam shpëtuar”, ka thënë Selimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, ka thënë se shefit të…