Chrissy Teigen tregon se ka qenë shtatzënë gjatë transplantimit të gjirit

17 gusht 2020 | 11:40

Chrissy Teigen dhe këngëtari  John Legend janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë, shkruajnë mediat e huaja. Sipas medieve, shtatzënia ka qenë e paplanifikuar dhe çifti e ka marrë vesh përpara operacionit që do t’i nënshtrohej Chrissy.

Pasi është pyetur nga një fans në rrjetin social ‘Twitter’, Chrissy ka vendosur të tregojë sesi e ka marrë vesh lajmin. “Bëra testin e shtatzënisë para se të hyja në operacion. Tregonte se është negative.

U bënë shumë vite që unë bëj testin e shtatzënisë pothuajse çdo muaj, duke u lutur që një ditë të jetë pozitiv. Fatmirësisht, ashtu doli. Nuk kam pasur asnjë pozitiv më parë”, ka thënë ajo. Po ashtu, Chrissy ka treguar se ka pasur frikë se mos i ndodhte diçka  gjatë transplantimit të gjirit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chrissy Teigen dhe këngëtari  John Legend janë në pritje të…