Po bëhen përgatitjet për organizimin e mësimit nga 1 shtatori

17 gusht 2020 | 13:19

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti së bashku me zëvendëskryeministrat, kanë diskutuar me ministrin e Arsimit, Ramë Likaj dhe bashkëpunëtorët e tij për fillimin e vitit shkollor.

Hoti ka bërë me dije se ministri Likaj, me ekspertë të fushës, si dhe në konsultim me komunat, SBASHK-un, Këshillin e Prindërve dhe akterët e tjerë, është duke finalizuar opsionet për organizimin e mësimit nga data 1 shtator.

“Komunat dhe drejtorët e shkollave do të kenë udhëzime të qarta se si duhet të organizohet mësimi varësisht nga kushtet që kanë në shkollat e tyre. Mësimi online do të jetë gjithmonë aktiv. Janë duke u zhvilluar protokolle të veprimit se çfarë masa duhet të ndërmerren në çdo situatë që paraqitet. Do të ndërmerret një fushatë informuese për nxënësit dhe arsimtarët për masat mbrojtëse që duhet të zbatojnë”, ka thënë kryeministri Hoti.

Ai ka theksuar se mësimdhënësit janë duke u trajnuar për mësimin online, si dhe po punohet që të kenë listë rezervë të mësimdhënësve që mund të angazhohen sipas nevojës.

“Inspeksioni i arsimit do të jetë në mbështetje të shkollave për t’i udhëzuar për masat që duhet ndërmarrë, por edhe për të mbikëqyrë zbatimin e atyre masave”, ka deklaruar Hoti.

(Qendresa Rama / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zinedine Zidane, Pep Guardiola, Carlo Ancelotti, Louis Van Gaal, Joachim…