Shërbimi Korrektues i Kosovës dhuron gjak (Foto)

17 gusht 2020 | 13:49

Në Drejtorinë e përgjithshme të Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK) ka përfunduar aksioni i dhurimit vullnetar të gjakut.

Ky aksion ishte i organizuar nga ShKK-ja dhe Qendra Kombëtare për Transfuzion të Gjakut, në të cilin vullnetarisht kanë dhuruar gjak, drejtori i përgjithshëm i ShKK-së, Nehat Thaçi, zyrtarë të lartë, oficerë dhe shërbyes civilë.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës tashmë e ka bërë traditë organizimin e aksionit humanitar për dhurimin e gjakut nëpër të gjitha institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit, dhe është i gatshëm për aksione të tilla edhe në të ardhmen, çdo herë kur qytetarët kanë nevojë”, ka njoftuar ShKK-ja.

Kujtojmë se aksionet e dhurimit të gjakut janë bërë në qendrat korrektuese, ato të paraburgimit dhe në Drejtorinë e përgjithshme të ShKK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekonomia shqiptare duket se po jep shenjat e para të…