Kryetari i Vushtrrisë del pozitiv në testin për Covid

17 gusht 2020 | 16:30

Kryetari komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19.

Tahiri ka njoftuar se do të qëndrojë në vetizolim.

Kryetari i Vushtrrisë ka theksuar se familja e tij gëzon shëndet të mirë.

“Kam disa shenja të lehta por fal Zotit jam mirë me shëndet. Nga dje jam në vetizolim. Do të vazhdojë të kryej detyrat nga shtëpia, ndërsa nënkryetari do të jetë përgjegjës për të gjitha veprimet ditore në komunë. Familja ime gëzon shëndet të plotë dhe po zbatojmë rekomandimet e mjekëve”, ka njoftuar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

https://www.facebook.com/xhafertahiriofficial/posts/1459221924275016

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja mahnitëse Kelly Brook e ka pranuar se fansat janë…