Lakersat, fanellë speciale në ‘play-off’, dedikuar Bryantit
17 gusht 2020
| 20:01
Nëse skuadra e Lakersave do t’i kalojë rivalët e Portlandit në raundin çerekfinale të “play-off”-it të NBA-së, ka konfirmuar se do ta përdorë në turnet pasardhëse një fanellë të veçantë në kujtim të legjendës Kobe Bryant, i ndarë nga jeta në janar të këtij viti, pas një aksidenti me helikopter.
Fanella është dizajnuar kohë më parë nga vetë Bryant, madje është veshur nga skuadra në sezonin 2017-2018. Në këtë fanellë janë stampuar në anën anësore 16 yjet, që përfaqësojnë 16 tituj kampionë në NBA.
“Nike” do ta prezantojë fanellën në javën e dedikuar Kobe Bryantit, ku do të zhvillohen disa ngjarje speciale.