Policia arreston një person, merrte ryshfet për regjistrimin e veturave

18 gusht 2020 | 10:34

Një person është arrestuar dje në Prishtinë meqë kishte marrë ryshfet për të kryer shërbime në regjistrimin e veturave.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuara masa e ndalimit për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se ka kryer shërbime me para në regjistrimin e veturave, raporton /objektiv/.

Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Portugalisë Marcelo Rebelo de Sousa (71) ndihmoi në…