Komuna e Malishevës ndan 42 motokultivatorë për bujqit

18 gusht 2020 | 12:39

Në kuadër të përkrahjes dhe subvencionimit në fushën e bujqësisë, Komuna e Malishevës, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, i ka shpërndarë 42 motokultivatorë për bujqit, të cilët kanë aplikuar në shpalljen e datës 03.07.2020, për përkrahje me mekanizëm bujqësor, përkatësisht motokultivator.

Në fillimin e shpërndarjes së motokultivatorëve për 42 bujq të Komunës së Malishevës, ishin të pranishëm edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori për bujqësi, Murat Hoxha.

“Uroj t’i gëzoni dhe t’i shfrytëzoni sa më shumë dhe sa më mirë, të gjithë ju që këtë vit jeni përfitues të këtyre motokultivatorëve. Ky nuk do të jetë i vetmi subvencion apo e vetmja përkrahje, por ne do të vazhdojmë me përkrahjen e sektorit të bujqësisë, pasi bujqësia është prioritet për ne”, ka thënë kryetari Begaj, me rastin e shpërndarjes së motokultivatorëve.

Drejtori për Bujqësi, Murat Hoxha, ka bërë me dije se krahas motokultivatorëve, drejtoria ka bërë shpallje edhe për subvencionim në serra si dhe për përkrahje të bletarëve lokal, me qëllim që të ndihmohen dhe të përkrahen bujqit dhe fermerët e Komunës së Malishevës.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i njohur Isa Eminhaziri është larguar nga skuadra e…