Munishi: Kosova është dashur të prezantohet në Evropë me Ferrari, jo me traktorë

18 gusht 2020 | 11:49

Trajneri Ismet Munishi mendon se Ballkani do të përfaqësonte më së miri futbollin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ai ka thënë se skuadra nga Suhareka do të ishte “Ferrari” në Evropë.

Ndërkohë, sipas Munishit, skuadrat e kualifikuara në Evropë sivjet, Drita, Gjilani dhe Prishtina, janë “traktorë”.

“Kosova është dashur të prezantohet në Evropë me Ferrari, jo me traktorë”, ka deklaruar Munishi në “Kanal10”. Munishi iu ka uruar suksese skuadrave vendore në arenën ndërkombëtare. Drita, Gjilani dhe Prishtina do të luajnë në kualifikimet e Ligës së Evropës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj ka akuzuar qeverinë e kaluar…