Deputetët në pushime verore, mbi 100 projektligje në procedurë

18 gusht 2020 | 11:50

Puna e Kuvendit të Kosovës gjatë sesionit pranveror ka qenë minimale. Në 24 seanca plenare, vetëm 7 për qind të agjendës legjislative të zgjedhurit e popullit kanë arritur të votojnë në Kuvend. Kjo ka bërë që mbi 100 projektligje të mbesin në procedurë.

Këto të dhëna janë publikuar të martën nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), i cili monitoron punën e Kuvendit.

Eugen Cakolli nga KDI-ja ka thënë se kjo ka ardhur si pasojë e emergjencës shëndetësore dhe krizës politike që ka qenë gjatë këtij viti.

Ai ka thënë se një faktor tjetër është brishtësia e koalicionit qeverisës, e cili ka një shumicë minimale.

“Mbyllja e sesionit pranveror është vendim i gabuar i Kuvendit të Kosovës. Sesioni pranveror në këtë vit është karakterizuar nga kriza politike dhe emergjenca shëndetësore. Aktiviteti dhe puna e Kuvendit gjatë këtij muaji ka qenë minimale. Numër i konsiderueshëm i projektligjeve të mbesin ende në procedurë”, ka thënë Cakolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Ismet Munishi mendon se Ballkani do të përfaqësonte më…