Osmani publikon fotografi të nënës e cila është në vijë të parë të frontit me pandeminë

18 gusht 2020 | 12:06

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar sot një fotografi të nënës së saj 63-vjeqare, e cila është me profesion infermiere.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se nëna e saj ndonëse e shtyrë në moshë është në vijën e frontit në luftën për shëndetin e qytetarëve.

Ajo ka ftuar qytetarët që të mbajnë maska, distancë dhe higjienë që të shpëtojnë  jetë. “Mami, 63-vjeqare, në vijën e frontit në luftë për shëndetin tonë, bashkë me mijëra infermierë, mjekë e punonjës shëndetësor të cilët rrezikojnë veten për ne. Mbani maskat, distancën e higjienën që të shpëtoni jetë. Në këtë betejë, duhet të jemi bashkë me punonjësit shëndetësor e t’i ndihmojmë ata e gjithë shoqërinë tonë të dalim fitimtarë”, ka shkruar Osmani.

Image may contain: 1 person, standing

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mijëra persona kanë protestuar për të nëntën natë me radhë…