Merrte ryshfet për regjistrim të veturave, arrestohet

18 gusht 2020 | 12:25

Një burrë në Prishtinë është arrestuar dje me dyshimin se ka kryer shërbime me para në regjistrimin e veturave.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se i dyshuari është arrestuar dje rreth orës 11:20.

“Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

(A.M /Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banorët e Dresdenit në Gjermani, kryesisht të moshuar dhe pensionistë,…