Chelsea huazon Brojën në Vittese

18 gusht 2020 | 16:07

Armando Broja ishte një nga zbulimet e Chelseat. Sulmuesi shqiptar bëri debutimin në Premierë Ligë si dhe mori pjesë në Kupën e Anglisë.

Broja shpërtheu tek akademia e Chelseat duke zgjuar kështu interesimin e trajnerit Frenk Lampard për ta grumbulluar disa herë me skuadrën e parë. Por me blerjet e reja, sidomos në fazën ofensive, nuk ka vend për momentin për Brojën te Chelsea.

Por Lampard nuk dëshiron ta humbasë sulmuesin shqiptar pasi e cilëson lojtar me perspektivë, ndaj dhe ka vendosur ta huazojë te Vitesse në kampionatin holandez. Kujtojmë që Vitesse është klubi simotër i Chelseat pasi ka të njëjtin pronar, Roman Abramovich.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia e Kosovës në futboll, Drita nga Gjilani ka konfirmuar…