Arrihet marrëveshja LSDM-BDI për qeverinë e re, Zaevi kandidat për kryeministër

18 gusht 2020 | 16:46

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev pas takimit me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, ka bërë me dije se është arritur marrëveshja mes LSDM-së dhe BDI-së për qeverinë e re për katër vitet e ardhshme.

Ai ka theksuar se ai do të jetë kryeministër i vetëm i vendit për katër vitet e plota të qeverisë LSDM-BDI, duke lënë të nënkuptohet se kryeministër shqiptar nuk do të ketë.

Zaev ka pohuar se marrëveshja e arritur mes dy liderëve të martën do të duhet të kalojë edhe në kryesitë e dy partive.

Ai ka theksuar se qeveria në periudhën e ardhshme do të fokusohet në sistemin shëndetësor duke i bërë ballë pandemisë Covid-19 dhe në reformat e kërkuara nga BE-ja, raporton “Alsat-m”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se…