Durmishi: Nuk do të zhvillohet ndeshja Prishtina – Lincoln

18 gusht 2020 | 17:37

Ndeshja në mes Prishtinës dhe Lincolnit në parakualifikimet e Ligës së Evropës nuk do të zhvillohet. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i FC Prishtina, Avni Durmishi, raporton “Epoka e re”.

“Loja nuk zhvillohet. Autoritetet e Gjibraltarit nuk kanë lejuar me u zhvillu ndeshja dhe skuadra edhe ashtu ka pas me u kthyer menjëherë pas ndeshjes, do të niset në orët në vijim sonte. UEFA nuk ka dhënë vendim, dhe në mundësinë e saj është që brenda tre ditësh të detyroje Lincolnin me dërguar ndeshjen në njërën prej katër shteteve neutrale që kanë pranuar me qenë organizatore të ndeshjeve të këtyre rasteve, si Hungaria, Polonia, Greqia dhe Qipro. Ose do të merr vendimin si me Dritën”, ka thënë Durmishi.

Tetë futbollistë janë konfirmuar pozitivë me Covid-19 në skuadrën e Prishtinës.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të masave lehtësuese ndaj pandemisë COVID-19, Ministri i…