Apeli i Hazirit: Mos e neglizhoni koronavirusin, respektoni masat parandaluese

18 gusht 2020 | 17:43

Pas 16 rasteve të reja pozitive me Covid-19, Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së virusit në Gjilan, nën udhëheqjen e kryetarit Lutfi Haziri, ka mbajtur mbledhjen vlerësuese.

Kryetari Haziri ka apeluar qytetarët që të mos e neglizhojnë koronavirusin, por t’i respektojnë masat parandaluese.

Ai tha se është lajm i mirë ditëve të fundit, Gjilanit nuk ka shënuar asnjë rast të vdekjes si pasojë e Covid-19.

Në këtë takim u tha se gjendja në Spitalin e Përgjithshëm është rënduar, pasi një numër i mantelbardhëve janë infektuar me Covid-19, derisa u kërkua nga Qeveria që të angazhojnë staf mbështetës.

Po ashtu, është bërë e ditur se janë mbyllur katër lokale, tri prej të cilave në fshatin Shillovë për shkak të mosrespektimit të masave, derisa janë ndaluar pesë inspektorë komunalë dhe tre pronarë lokalesh, të cilët janë liruar.

Gjendja e përgjithshme e përballjes me pandeminë është kjo: 702 të infektuar, 499 të shëruar, 175 raste aktive, 44 të hospitalizuar, 28 të vdekur, derisa po priten rezultatet e 41 mostrave.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka zhvilluar sot një bisedë…