Komuna e Prishtinës: Ju lusim, sot mos kaloni në këtë rrugë!

19 gusht 2020 | 09:01

Segmenti i rrugës “Agim Ramadani”, prej udhëkryqit të rrugës “Karl Gega” deri te udhëkryqi i rrugës “Eqrem Çabej”, në kryeqytet sot do të jetë i mbyllur për qarkullim prej orës 08:00-12:00.

Gjatë kësaj kohe do të kryhen punimet për asfaltimin e këtij aksi rrugor. “Ju lusim që ta planifikoni qarkullimin tuaj në rrugë alternative”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Suedezët nuk kanë mësuar akoma nëse duhet të mbajnë maska…