Ministri Zemaj viziton IKShPK-në, kjo është arsyeja

19 gusht 2020 | 11:46

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), i cili është në vijën e parë të frontit në luftën kundër Covid19.

Gjatë kësaj vizite, Zemaj ka thënë se me drejtuesit e IKShPK-së, ka biseduar në lidhje me mbarvatjen e punës në këtë institucion.

“Sikurse edhe ekipi Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekularë po bën testimet laboratorike me virus SARS-CoV-2 me metodën RT-PCR për qytetarët që mund të jenë të infektuar. Punonjësit aty janë duke u ballafaquar me ngarkesë të madhe të punës gjatë ditës. Sot vizitova IKSHPK-në dhe takova drejtorin dr. Naser Ramadanin, dr. Xhevat Jakupin, drejtor i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare dhe dr. Izet Sadikun, me të cilët biseduam rreth mbarëvajtjes së punës aty”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, me rastin e Ditës Ndërkombëtare…