Kryeministri shërohet plotësisht nga Covid-19, kthehet në punë

19 gusht 2020 | 12:25

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti pas dy javësh trajtimi mjekësor dhe në izolim, sot u është kthyer detyrave në zyrë i shëruar plotësisht nga Covid-19.

Lajmin për kthimin në punë, Hoti e ka bërë përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Bashkëndjej dhe u dëshiroj shërim të shpejtë të gjithë të prekurve. Shfrytëzoj rastin që t’ju bëj thirrje sërish, të jemi të kujdesshëm dhe të respektojmë në përpikëri masat për mbrojtje nga Covid-19. Ka ende qytetarë që nuk besojnë se virusi ekziston dhe kjo është shqetësuese. Numri i rasteve me të infektuar dhe viktima vazhdon të jetë i lartë, prandaj derisa të zbulohet vaksina, ne duhet të tregojmë kujdes të shtuar”.

“Bashkë me kabinetin, jemi të vendosur më shumë se kurrë që ta shtyjmë përpara agjendën e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe t’u qëndrojmë pranë qytetarëve e bizneseve në ballafaqimin me pasojat e shkaktuara nga pandemia”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka vizituar…