Ilir Veliqi zgjedhet kryetar i KF Drenica

19 gusht 2020 | 14:15

KF Drenica ka zgjedhur organet e reja drejtuese të klubit. Në rolin e kryetarit të klubit është zgjedhur biznesmeni, Ilir Veliqi, i cili ishte kryetar i klubit edhe në vitin 2018.

Fotografia e FC Drenica - Faqja Zyrtare

Anëtarët tjerë të bordit janë zgjedhur Rexhep Birinxhiku, Ismet Mustafa, Ilaz Halili, Hajrullah Lushtaku, Haradin Deliu, Bashkim Rushiti, Lulzim Fazliu, Albert Lushtaku, Nazmi Xani dhe Avdi Tahiraj. Nënkryetar i klubit është zgjedhur Rexhep Birinxhiku, kurse drejtor sportiv i klubit është zgjedhur Lulzim Fazliu.

Fotografia e FC Drenica - Faqja Zyrtare

“Rol vendimtar në këtë mbledhje si gjithmonë pati kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, si dhe drejtori i Kulturës Rinisë dhe Sportit së Skenderajt, Abdyl Ymeri të cilët i dhanë mbështetje të plotë organeve të reja drejtuese, duke ju uruar suksese. Ndërsa bordi i ri, tashmë do të angazhohet për konsolidimin e skuadrës dhe kryesisë për t’u përgatitur për edicionin e ri të garave 2020/2021”, thuhet në njoftimin e KF Drenica.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjigandi amerikan bankar, Citigroup së fundmi është përballur me një…