PDK-ja në Prizren akuzon Haskukën për politizim të arsimit

19 gusht 2020 | 14:17

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prizren, ka reaguar ndaj veprimeve të kryetarit të kësaj komune, Mytaher Haskuka, në lidhje me shkarkimin e drejtorëve dhe zëvendësdrejtoreve në disa shkolla atje si dhe, siç ka thënë, emërimin pa konkurs të disa mësimdhënëseve.

PDK-ja në Prizren ka theksuar se kryetarin Haskuka ka larguar në mënyrë selektive drejtorët e disa shkollave në prag të fillimit të vitit të ri shkollor.

“Në vend se t’i ftonte drejtorët për konsulta, rreth fillimit të vitit të ri shkollor në këtë kohë të paqartë dhe t’i falënderonte ata për angazhimin gjatë pandemisë, ai në mënyrë të vrazhdë dhe me anë të zarfeve të dërguara përmes korrierëve të komunës i ka njoftuar ata për ndërprerjen e punës”, është thënë në reagimin e Degës së PDK-së në Prizren, e cila drejtohet nga Shaqir Totaj.

Po ashtu, PDK-ja ka akuzuar Haskukën për politizimin e dy gjimnazeve, “Gjon Buzuku” dhe “Remzi Ademaj”, ku sipas kësaj partie drejtorët e këtyre shkollave janë militantë të Lëvizjes Vetëvendosje.

PDK-ja u ka bërë thirrje mësimdhënëseve që të mos bien pre e ofertave joshëse, sipas tyre, në këtë tranzicion për t’i pozicionuar në poste në mënyrë diskutabile pa konkurse dhe pa kritere.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KF Drenica ka zgjedhur organet e reja drejtuese të klubit.…