Zemaj: Testimet për Covid mund të bëhen edhe në QKMF

20 gusht 2020 | 16:21

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë me dije se të gjithë qytetarët mund të testohen për Covid-19, pasi ka lejuar që këtë shërbim ta kryejnë edhe Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).

“Gjithë qytetarët mund ta bëjnë testin serologjik në bazë të kushteve dhe kompetencave që i janë dhënë qendrave kryesore familjare. Kriteret për testim janë shkencore, pra ato që i japin profesionistët shëndetësor”, ka thënë Zemaj gjatë një konference për medie nga spitali i Prizrenit.

Ai ka bërë me dije se shpenzimet e testimeve në QKMF janë barre e shtetit.

Ndërsa sa i përket masave anti-Covid, Zemaj është shprehur se si ministër funksionon në bazë të rekomandimeve që japin ekspertët shëndetësorë dhe se në atë mënyrë merren edhe vendimet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Apple sapo ka kapërcyer vlerën prej 2 trilionë dollarë, duke…