Tre të vdekur dhe 118 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut
20 gusht 2020
| 15:10
Në Maqedoninë e Veriut kanë vdekur tre persona dhe janë shënuar 118 raste të reja me Covid-19 brenda 24 orëve të fundit.
Gjatë kësaj kohe janë kryer 1653 testime dhe janë shëruar 27 pacientë.
Rastet e reja me Covid-19 janë të shpërndara sipas qyteteve të mëposhtme: Shkup-55, Kumanovë-12, Dibër-1, Shtip-5, Prilep-9, Tetovë-6, Strugë-1, Vels-2, Manastir-1, Ohër-3, Kavadar-4, Gostivar-2, Strumicë -1, Kriva Pallanka -2, Koçan-1, Probishtip-1, Berovë-1, Vinicë-3, Dellçevë-2, Kratovë-1, Shën Nikollë-1, Kërçovë -4.